Një tjetër grabitje ka ndodhur gjatë 24 orëshit të fundit në vend, këtë herë në qytetin e Vlorës.
Dy persona të maskuar e me kallashnikov kanë arritur t’i marrin një sasi parash dy kasapëve nga Berati. Ngjarja, sipas policisë, ka ndodhur rreth orës 06:30 në fshatin Mazhar, në Sevaster.
“Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe nga verifikimi ka rezultuar se: Dy shtetas të maskuar dhe me armë zjarri automatik, nën kërcënimin e armës u kanë vjedhur një sasi vlerash monetare rreth 1 milion lekë të vjetër, si edhe 1000 euro, shtetasve F.M., dhe D.H., banues në Berat, me profesin kasap”, thotë policia në një njoftim për shtyp.
Autoritetet në Vlorë vijojnë hetimin për dokumentimin e ngjarjes, si edhe krehjen e zonës me qëllim identifikimin e kapjen e autorëve.





