Trajneri i Kukësit, Skënder Gega e ka shijuar fitoren e skuadrës që ai drejton komplet ndryshe nga sa mund të imagjinohej në kushte normale.

Ai shfaqet në një nga dhomat e spitalit në Turqi, ku po kurohet nga Covidi, teksa shikon ndeshjen. Kukësi ka arritur të marrë një tjetër fitore të rëndësishme në këtë sezon përballë Vllaznisë.

Kujtojmë se Gega u konfirmua pozitiv me COVID në datën 8 nëntor. Ai u dërgua në Turqi më 25 nëntor pasi gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua.