Policia italiane ka vënë në pranga një 22-vjeçar shqiptar në Itali. Sipas mediave italiane, të riut i janë gjetur më shumë se tre kilogramë kokainë të fshehur në pjesën e pasme të sediljes së pasagjerit në makinë. Arrestimi i tij u bë të dielën gjatë një kontrolli rutinë nga policia italiane.

Oficerët urdhëruan shoferin të ndalonte, por ai tentoi të arratisej. Pasi u ndalua nga policia, u ushtrua një kontroll brenda makinës, ku u gjetën tre pako me kokainë, me mbi 1 kilogramë secila. Autoritetet sekuestruan gjithashtu drogën edhe paratë cash që iu gjetën të riut.