Aurela Gaçe ka dalë për të bërë shopping, por mesa duket asgjë nuk ia ka “mbushur syrin” këngëtares së njohur. Pasi ka parë në lloj-lloj dyqanesh ajo ka vënë re se kudo mbizotëronte veshja ushtarake dhe ka dalë me duart bosh, jo se nuk i pëlqen një veshje e tillë, por sepse ajo… ka krijuar vetë një vit e gjysmë më parë rroba ushtarake.
“Kisha shuuumë kohë që nuk dilja dyqaneve , e sot dola pasi më duhej diçka. Vura re se në të gjitha dyqanet , mbizotëronte veshja ushtarake, ose ngjyrat e stili " army" .
Tani thashë, unë i bie të blej atë që kam krijuar vetë përpara 1 viti e gjysmë. Të gjitha çfarë shikoni në foto, nuk i kam blerë askund, por kam blerë copat dhe i kam krijuar vetë për veten përpara se të na hynte ky "trendi". Thashë me vete "më merr të keqen o trend ",- shkruan këngëtarja në Instagram përbri fotos ku tregon veshjet e saj.