Një 20-vjeçar ra në prangat e policisë së Lezhës në kuadër të operacionit të koduar “Gurra”, pasi iu sekuestruan lëndë narkotike, një sasi parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike dhe një peshore elektronike.
Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Lezhë, në bashkëpunim dhe me Policinë e Kurbinit, u arrestua në flagrancë shtetasi K.P.,20 vjeç, banues në Laç, Kurbin.
Shërbimet e Policisë, pas informacioneve të marra në rrugë operative se ky shtetas, shpërndante lënde narkotike në doza të vogla, në lagjen “Gurra”, në kuadër të operacionit “Gurra”, kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë 20-vjeçarin.
Gjatë kontrollit fizik dhe të banesës, Policia gjeti dhe sekuestroi një sasi lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa, 30 qese të vogla farmaceutike, një peshore elektronike, 315 000 lek të reja dhe 375 euro të prerjeve të ndryshme.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”





