17 maj 2014 – Kjo shprehje popullore duket mëse e qëlluar në këtë rast. Nëse deri tani publiku në Kosovë dhe Shqipëri ka admiruar bukurinë e këngëtares Nora istrefi dhe dy motrave të saj, nëna e tre bukurisheve duket se i lë në hije vajzat e saj.

Këngëtarja Nora Istrefi ka publikuar një foto ku shfaqet duke kërcyer bashkë me të ëmën. Duke parë hijeshinë e mamasë, Nora nuk duhet të bëjë gjë tjetër veçse të lutet që të plaket njësoj si ajo.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/