Një i pastrehë në Itali mendoi që do të ishte më mirë që Krishtlindjen ta kalonte në burg, ku mund të hante një vakt të ngrohtë ushqimi se sa të flinte në rrugë në mes të ftohtit e me barkun bosh.
Por për t’ua rrestuar duhet të thyesh ligjet. Kështu ai i vuri zjarrin një makine të parkuar pranë një stacioni karburanti në Itali.
Mediet italiane shkruajnë se Modou Sarr, 37 vjeç, për të siguruar arrestimin, iu afrua edhe automjeteve të tjera për të bërë të njëjtën gjë, por policia ndërhyri në kohë. Pas arrestimit, ai i tha policisë pse e kishte bërë këtë akt duke i treguar të vërtetën e dhimbshme.
S.L.