Pak minuta më parë kanë mbërritur në Durrës, pranë njërës prej KZAZ-ve, materialet e nevojshme për votimin në zgjedhjet lokale të 14 majit.
Kamionët e ushtrisë, nën masa sigurie kanë transportuar kutitë dhe fletët e votimit në KZAZ-në nr.21, tek Pallati i Sportit “Ramazan Njala”.
“DurrësLajm” po sjell momente nga mbërritja e materialeve zgjedhore, ndërsa në orët në vijim ato do të mbërrijnë edhe pranë 3 KZAZ-ve të tjera.
Pas magazinimit, ato do të shpërndahen nëpër KQV gjatë ditës së nesërme.
Kujtojmë se, bashkia Durrës ka 4 KZAZ:
-KZAZ nr.21 te Pallati i Sportit
-KZAZ nr.22 te shkolla 9-vjeçare “Marie Kaçulini”
-KZAZ nr.23 te shkolla “Jan Kukuzeli”
-KZAZ nr.24 te shkolla e mesme “Leonik Tomeo”





