Disa javë më parë aktori i njohur i humorit Agron Llakaj humbi bashkëshorten e tij Kostandinën pas një beteje me një sëmundje të rëndë.
Së fundmi Llakaj ka publikuar një foto në Instastory me gruan e tij me një dedikim mjaft prekës: vdekja e saj i ka marrë kuptimin e jetës.
“Imja Kostandina, një muaj pa ty… Përpëlitem në vuajtje pa fund dhe s’di, kam nevojë për këtë fytyrë, për këtë dorë, për këta sy. Ike dhe më more kuptimin e jetës, u bëre dhimbje”, shkruan Agron Llakaj.
Më herët aktori përmes një postimi në rrjetet sociale është shprehur se gruaja e tij ka pasur një betejë me një sëmundje të pamëshirshme dhe ishte ajo që i dha mundësinë të ushtronte profesionin e tij.
“Në këto dy vite, në këtë tragjedi njerëzore, në këtë betejë me një sëmundje të pamëshirshme, ishte ajo që më dha mundësinë të ushtroja profesionin tim. Të bësh humor me thikë në zemër është e vështirë. Motiv ishte Kostandina”, ka thënë Llakaj më herët.