Policia e Vlorës ka nisur procedimin penal për një 41-vjeçare, e cila dyshohet se nëpërmjet mashtrimit në rrjetet sociale, i ka marrë 9000 euro një 35-vjeçari.
Ka qenë 35-vjeçari ai i cili ka kryer një kallëzim në polici për shtetasen me iniciale M.G., pasi 41-vjeçarja e ka mashtruar nëpërmjet rrjetit social “Facebook” dhe i ka marrë 9 mijë euro.
“Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare i DVP Vlorë referoi materiale në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasen M. G., 41 vjeçe, banuese në Pogradec, pasi ka bërë kallëzim shtetasi A. R., 35 vjeç, banues në fshatin Kropisht, Selenicë, se kjo shtetase i ka marrë 9000 euro, gjatë muajve të fundit, duke e mashtruar nëpërmjet rrjetit social Facebook”, njofton policia.