Një kandidat zyrtar dhe një tjetër që mbeti në fazën e tentativës, Florjan Binaj dhe Ermal Hasimja janë bashkuar në garën e pritshme për drejtimin e Bashkisë së Tiranës. Hasimja, që në fillim ishte përfolur si kandidat i mundshëm i opozitës, ka zgjedhur të mbështesë aktorin e njohur të humorit, i cili tashmë ka hyrë zyrtarisht në garë.
Hasimja deklaroi se Florjani e mori në telefon dhe i kërkoi ta mbështeste duke theksuar që ishte i gatshëm ta ndihmonte. ta ndihmoj. Ndërkohë që grupet e punës për fushatën janë ende në formim, Hasimja pritet të luajë rol në ndërtimin e strategjisë dhe programit të kandidatit. Ai thekson se do të japë kontributin aty ku ndihma e tij kërkohet më shumë, kryesisht në përgatitjen e mesazhit politik dhe përmbajtjes së platformës së fushatës.
“Florjani më mori në telefon, më kërkoi që ta mbështesja dhe për aq kohë sa kemi të njëjtat objektiva të njëjtat vlera dhe parime, pse jo dhe unë i kam thënë siç e kam thënë dhe publikisht jam i gatshëm ta mbështes. Nuk ka rëndësi a jam unë apo është Flori apo dikush tjetër. Në fund të fundit prioriteti i gjithë kësaj gjëje është të ndryshojë Tirana për mirë.
Është vështire ta thuash se tani po krijohen grupet, pasi një grup do merret me pjesën e strategjisë, një grup me problemin e organizimit, strukturimit të fushatës, logjistikën etj. Kontributi më natyrshëm për mua do ishte tek pjesa e strategjisë dhe programit. Për aq sa mua do me kërkohet ndihmë dhe mbështetje do të jem plotësisht i gatshëm t’ia ofroj.
I kam thënë që duhet natyrisht që të përpiqet të marrë dhe të mbledhë mendimet më të mira nga ata njerëz që mund ta ndihmojnë në formulimin e programit dhe mesazhit kjo është kryesorja. Pjesa tjetër ka të bëjë me angazhimin e partive, që secila parti do angazhoje burimet e veta njerëzore që të zbatojë në terren atë që është në strategji.
Për mua nuk ka shumë rëndësi, për aq kohë sa partitë politike kanë dhënë mbështetjen për fushatën e tij që nga ky moment s’ka rëndësi i jep dorën a si jep dorën, a del në foto ose jo. Mbështetja është dhënë, një gjë është është e sigurte ai është kandidat i pavarur, që do marre mbështetjen e partive politike, por pa qenë kandidat i një partie politike”, tha Hasimja.





