Klodiana Shala ka çuditur opinionin publik, teksa ka zbuluar se partneri i saj sot është në krah të Luiza Gegës. Në një intervistë, ish-sportisja ka përmendur dhe mbështetjen ekonomike që ka dhënë për kampionen e Europës, në fillimet e saj.

Në një intervistë për News24 me moderatoren Çenkuela Hasa, Luiza Gega ka folur për raportin me Klodiana Shalën, historinë e saj me trajnerin Taulant Stërmasi.

“Unë e kam shprehur mbështetjen që kam pasur nga Klodi në fillimet e mia, unë e shihja si idhull se isha shumë e re kur kam ardhur në ekip. Po kurrë në jetën time nuk kam përmendur të mirat që kam bërë. Klodi ka pasur një histori me trajnerin që është mbyllur 11 vite më parë, po kur dëgjoj që nuk flitet mirë për një njeri që ti ke jetuar aq gjatë apo nuk e respekton për trajnerin që ka qenë, nuk më ka pëlqyer kjo pjesë. Nuk më takon mua të flas për këtë, më duket si një vëmendje që duan të marrin njerëzit kur nuk kanë më ç’të japin. Trajnerit nuk i ka ardhur mirë kur Klodi ka folur në emisione të ndryshme, por puna flet. Kurrë s’më ka pëlqyer që t’i përmendësh dikujt bukën, unë kam pasur familjen suport. Është hera parë që përmendem për diçka të tillë. Edhe nëse ka diçka kurrë nuk bëhem pjesë e gjërave që nuk janë mbyllur, apo të futem në jetën e të tjerëve, kush më njeh e di këtë”, u shpreh Luiza.