Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë një të ri, pasi u kap me motor, pa targa dhe pa patentë.
U arrestua F. Gj. 21 vjeç, banues në Durrës.
“Më datë 24.02.2017, në lagjen Nr.4, Durrës, në orën 01:30, është kapur nga Shërbimet e Policisë duke drejtuar motorrçikletën tip “Yamaha” pa targa dhe pa leje drejtimi”, bën të ditur policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.





