14korrik 2015 – Dy të rinj që drejtonin motorë sportivë në zonat e plazhit u arrestuan nga policia. Operacioni i koduar “Motorrët” u organizua nga efektivët e Komisariatit të Policisë Shijak dhe do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Për pasojë u arrestua Gerald Ferati 20 vjeç, banues në Kullë, si dhe Armando Gerdeci 21 vjeç. Ata po drejtonin motorë 150 kubikësh, njëri tip Nissan e tjetri Super Astra, pa leje drejtimi. Bashkë me prangat që iu vunë dy të rinjve u bllokuan dhe dy motorët.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





