Pas një pritjeje kaq të gjatë për të parë binjakët e divas botërore Beyonce, sot më në fund ajo na ka njohur me ta.

Diva e muzikës pop njësoj siç bëri me lajmin e shtatzënisë, ka vendosur të pozojë sërish me binjakët e saj, duke na i prezantuar më në fund djalin Sir dhe vajzën Rum.

Ajo shkruan se sot binjakët Sir Carter dhe Rumi janë bërë 1-muajsh. Kjo tregon edhe datën e lindjes së tyre më 14 qershor.

Vetëm 2 orë pas publikimit të fotos së shumëpritur, ajo ka marrë mbi 2,7 milionë pëlqime.

Beyonce ka edhe një vajzë tjetër 5-vjeçare Blue Ivy me bashkëshortin e saj, reperin Jay Z.