Sulmuesi i Shqipërisë, Armando Broja, debutoi të mërkurën me Everton, në ndeshjen që u mbyll me fitoren 4-0 kundër Wolves.
Pas përfundimit të ndeshjes, ndërkombëtari shqiptar dhe impresionet e tij të para pas debutimit.
“Përshëndetje të gjithëve, përshëndetje tifozëve të Everton-it. Faleminderit shumë që erdhët në ndeshjen time sot, jam i lumtur që u riktheva nga dëmtimi dhe të jem në fushë, është një moment shumë i veçantë për mua.
Jam shumë, shumë i lumtur për rikthimin, ishte një fitore e mrekullueshme. Do jemi sërish të shtunën dhe ju presim ndaj Liverpool-it. Faleminderit shumë që erdhët, do të thotë shumë,” tha Broja përmes një videomesazhi në rrjetet sociale.