Sulmuesi i kombëtares shqiptare Armando Broja ka pranuar ofertën për t’iu bashkuar Evertonit në orët e fundit të merkatos së verës. 

Gazetari Fabrizio Romano shkruan se marrëveshja nuk përfshin asnjë detyrim për ta blerë Brojën nga Chelsea.

Huazimi është me opsion blerje 30 milionë £, por që varet nga Everton.

Inline image

Klubi nga Liverpool-i, nuk do të paguajë tarifë huazimi dhe vetëm Chelsea do të paguajë rrogën e tin derisa Broja të jetë në formë, gati për të luajtur, në atë moment Everton do të fillojë të paguajë pagën e shqiptarit.