Për muaj të tërë u munduan ta mbanin larg vëmendjes së media lidhjen e tyre.
Më në fund çifti i njohur Klea Huta dhe Elgit Doda kanë konfirmuar se janë në një lidhje dashurie. Asnjë fjalë, vetëm një foto, por që tregon gjithçka.
Klea dhe Elgiti kanë postuar të nëjtën foto në rrjetet sociale duke mos lënë më vend për hamendësime.
Së fundmi, këngëtarja, moderatorja dhe aktorja e njohur Klea Huta ka mohuar lidhjen e saj me Elgitin kur u pyet nga Rudina Magjistari.
Madje ajo është shprehur e habitur për faktin se ajo ka një partner, aq më tepër që ai mund të ishte Elgiti.
Ndërkohë kantautori i njohur i vënë përballë gazetarëve ka tentuar të mohojë këtë dashuri, por e ka tradhëtuar fytyra.
Në rrjetet sociale kanë vërshuar urimet për të dy.
Me këto foto i është dhënë fund çdo dyshimi dhe ata mund ta shijojnë të qetë dashurinë e tyre pa u munduar të fshihen apo të shmangin pyetjet e një pasnjëshme të medias.





