SHBA, 28 gusht 2014 –  Angelina Jolie e Brad Pitt janë martuar këtë të shtunë më 23 gusht në Francë.

Lajmi është bërë i ditur nga Associated Press, duke u bazuar tek lajmi i dhënë nga një zëdhënës i çiftit.

Kjo është një nga martesat më të pritura të showbizit, e cila ka ndodhur në një moment të paralajmëruar, por jo të konfirmuar apo përcaktuar.

Ceremonia është zhvilluar në një kishë të vogël në Cheteau Miraval, shtëpia në Francë e dy aktorëve.

Ka qenë një ceremoni e vogël dhe tejet private, e zhvilluar në praninë e miqve, familjarëve dhe fëmijëve të çiftit.

Angelina Jolie është shoqëruar në altar nga fëmijët e saj të mëdhenj, Maddox e Pax.

Zahara dhe Vivienne kanë hedhur petalet e kuq të trëndafilave ndërsa Shiloh dhe Knox kanë mbajtur unazat. 

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/