Të lodhur nga moti i ftohtë dhe me reshje shiu që na shoqëroi për një kohë të gjatë, të gjithë qytetarët e kanë pritur me padurim këtë fundjavë të nxehtë qershori, për të vërshuar më në fund drejt plazhit.
Siç ndodh zakonisht të dielave, për herë të parë këtë sezon veror ka nisur edhe trafiku në autostradën Tiranë-Durrës, ku tiranasit zgjedhin për të udhëtuar drejt Gjirit të Lalzit apo plazheve të Durrësit.
Trafiku paraqitet i rënduar në krahun nga Tirana në drejtim të Durrësit.





