Të gjithë ata që mezi po presin të marrin në duart e tyre telefonin më të fundit celular të kompanisë gjigante telefonike “Samsung”, bëhet e ditur se ai do të hidhet në treg në datën 29 mars.

Kompania dërgoi ftesa për konferencën për shtyp që do të mbajë në eventin që do organizohet në New York, ku do të prezantojë Samsung Galaxy S8, produktin më të ri pas polemikave që ngjalli Samsung Galaxy Note 7.

Telefoni thuhet se ka një ekran të gjerë pa kasa kufizuese dhe nuk ka butonin “Home”. Ai gjithashtu do të ketë një asistent të ri të digjital të bazuar në VIV, themeluar nga krijuesit e Siri-t, të cilin Samsung e bleu vitin e kaluar.