Keni dashur të blini akullore e mos ta hani në vend por ta merrni me vete në shtëpi, por ama keni pasur gjithnjë hallin se do ju shkrijë gjatë rrugës?

Tashmë për këtë problem, ka menduar një ekspert i ushqimit. Ai ka krijuar atë çfarë shumica e dëshirojnë gjatë verës, një akullore që nuk shkrihet.

Akullorja “Gastronaut”, mund të hahet në çfarëdo temperature, që do të thotë se edhe temperaturat më të larta nuk do të jenë problem për të.

Kjo akullore organike është shumë ndryshe nga akulloret e tjera të ngrira, të cilat mund t’u shkrihen në dorë. Sapo të filloni ta hani atë, produkti transformohet në akulloren e njëjtë që e keni njohur gjatë gjithë jetës.

Receta e akullores përbëhet nga një akullore e vërtetë e cila është ngrirë, me asgjë më shumë, vetëm pak kripë.