9 qershor 2015 – Amerikanët përballin kandidatët për Bashkinë e Tiranës. Jo në debat sy më sy mes tyre, por secili ka dhënë pikat e veta për çka synon të bëjë për kryeqytetin. Kandidatët u ftuan për të shpjeguar ç’mendojnë, ç’synojnë dhe si do ta bëjnë qytetin ndryshe në konferencën “Sfidat dhe mundësitë për Tiranën”, raporton Illyriapress.
Konferencën për paraqitjen e programit 4-vjeçar të kandidatëve për kryebashkiakë e organizoi Dhoma Amerikane e Tregtisë dhe revista ekonomike “Monitor” me mbështetjen e ambasadës së Shteteve të Bashkuara. Kandidatët Halim Kosova nga PD dhe Erion Veliaj nga Partia Socialiste, për herë të parë tokën duart mes tyre.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”