Publikimi i albumit 'Lemonade' i solli Beyonce-s një thashethemnajë të paparë lidhur me tradhëtinë e Jay Z ndaj saj. Në tekstin e këngës 'Sorry', Beyonce këndonte 'Kthehu tek Becky me flokët e bukur' dhe u krijua një mllef i madh kundrejt 'të dyshuarave' për të qenë 'Becky', Rita Ora dhe Rachel Roy, madje edhe Taylor Swift.

Thënë këto, duhet të përmendim edhe faktin se pas gjithë kësaj, turi botëror i koncerteve të Beyonce-s u kthye në turin më fitimprurës të të gjitha kohërave për një artiste femër.

Po kush e bëri tekstin e këngës, dhe a ka me të vërtetë një 'Becky'?

Pas shumë muajsh, tekstshkruesja e këngës 'Sorry' ka folur më Entertainment Weekly duke treguar të vërtetën mbi vargun që çmendi fansat e Beyonce-s. Diana Gordon ka qeshur kur është pyetur mbi impaktin që ka lënë kënga:

'Më vinte për të qeshur, është kaq qesharake', ka thënë ajo, 'Pyesja veten: 'Në ç'sekondë të këtij teksti e gjetën njerëzit gjithë atë informacion? A thotë me të vërtetë aq shumë ky tekst, sa të akuzoni njerëzit?'

Lidhur me reagimin e Beyonce-s pasi pa gjithë çfarë po ndodhte, Gordon u shpreh'Nuk mendoj se ajo e priste gjithë këtë'

Gordon thotë se teksti ishte një ide e saj, por iu përshtat aq mirë Beyonce-s, sa nuk e quan më të vetën:

'Ideja më lindi mua, por tani nuk është më e imja', është shprehur ajo, 'Nëse nuk e thoja dot unë, jam kaq e lumtur që e shprehu Beyonce këtë ide. Me të, duket sikur këngët që kemi punuar janë bërë posaçërisht për të.'