Nuk do ishte hera e parë që produksioni bën gabime amatore ndaj një publiku të madh që i ndjek dhe nuk i shpëton asgjë.

Mbrëmë shtëpinë e la Gerti, por planet ishin të tjera.

Shtëpinë duhej ta linte Lorenci.

Si e dimë këtë? Na e tha vetë produksioni!

Kur Nita mori zarfin e kuq me avantazhin prej lidere, lexoi se mund të çonte në nominim ose grupin e ri të rihyrë: Kiara, Edi, Bledi dhe Ronaldo ose pjesën tjetër të shtëpisë.

Kur lexoi pjesën tjetër aty thuhej: Dea, Luizi, Visi, Kristi, Keisi, Jori dhe Gerti.

Gerti?

Si ka mundësi Gerti, kur zarfi i kuq u hap pas zarfit me të eleminuarin?

Pra mbrëmë do të dilte Lorenci, por kur ky i fundit ka shprehur para Prime-it për të lënë vetë shtëpinë, produksioni ka ndërruar emrin e tij me të Gertit dhe kështu “me një gur ka vrarë dy zogj”.