Me një thikë kuzhine ka vjedhur një bar në qendër të Marino-s, përballë komisariatit të policisë në Romë.

Burri u arrestua me vjedhje pak orë më vonë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së shtunës në kryeqytetin italian.

Pas hetimeve, u zbulua se vjedhja e pazakontë ishte kryer nga një person problematik në atë zonë.

Ishin kamerat e sigurisë që bënë të mundur identifikimin e 43-vjeçarit Manlio S. person me precedentë penalë.