Projekti TID i AADF-së për parkun arkeologjik të Durrësit, ka bërë që përfaqësuesit e 74 familjeve, banesat dhe bizneset e të cilave preken nga projekti, të protestojnë para zyrave të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim në Tiranë, ndërsa bëjnë thirrje që projekti të anulohet.

Banorët kanë protestuar edhe më herët në Durrës duke kërkuar shpjegime nga Bashkia dhe AADF për shkak se sipas tyre projekti është miratuar pa u konsultuar me ta.

Njëkohësisht banorët kërkojnë shpronësime me vlerën e tregut për banesat dhe bizneset e tyre, sepse ata i konsiderojnë qesharake vlerat e miratuara nga qeveria.

Në disa nga pankartat që sot banorët mbanin në duar shkruhej:

AADF po bëheni pjesë e korrupsionit. Stop projektit TOD Durrës

AADF = Korrupsion. Stop TID Durrës

AADF mos prekni trashëgiminë. Stop TID Durrës