18 qershor 2015 – Do të ishte tragjedi incidenti i sotëm në Adriatik, pranë “Apollonisë” nëse nuk do të ndërhynte policia kufitare me shpejtësi. Pesë kosovarë rrezikuan të mbyteshin në det, pasi kishin dalë për xhiro me një pedalone. Policia tha se, ka qenë ora 12:25 kur policia kufitare është njoftuar se në vendin e quajtur “Apollonia” rreth 300 metra nga bregu ndodhet një mjet lundrues i cili rrezikon të mbytet. Menjëherë në vendngjarje shkoi mjeti lundrues BP-17 i Policise Kufitare me ekuipazhin e policisë kufitare ku konstatoi se kishin të bënin me një mjet lundrues tip pedalone me 5 persona në të. Si rezultat i veprimeve të shpejta te policisë kufitare në koordinim dhe me mjetet e tjera që ndodheshin në atë zonë u bë e mundur që të nxirren në breg pa pësuar asnjë lloj dëmtimi të tyre, ndërkohë që pedalonia e tyre u fundos në det.
Personat e shpëtuar
A.M 19 vjece , banuese në Ferizaj, Kosovë
V.S 22 vjec , banuese në Ferizaj, Kosovë
Ç.M. 17 vjec banuese në Ferizaj, Kosovë
I. S. 16 vjec, banuese në Ferizaj, Kosovë
Q.M. 14 vjec, banuese në Ferizaj, Kosovë
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”