Moderatorja e njohur Luana Vjollca ka përfunduar sërish në prokurori.
Mësohet se Luana ka denoncuar një fans që e përndjek në Prokurorinë e Tiranës, i cili i është kthyer në burim stresi dhe shqetësimesh.
Kujtojmë se kjo është hera e dytë që moderatorja shumë e komentuar përballet me fansat në organet e drejtësisë.
Më herët policia ka arrestuar një tjetër person për përndjekjen e Luanës. Ngjarje e cila e ka detyruar atë të lëvizë me makinë me shofer.





