Neymar postoi një mesazh emocionues në rrjetet e tij sociale teksa përgatitet për t’iu nënshtruar një operacioni pas këputjes së ligamentit në gjurin e majtë.

Sulmuesi la fushën me barelë në kohën e pushimit të pjesës së parë gjatë humbjes 2-0 të Brazilit në kualifikueset e Kupës së Botës kundër Uruguait, pasi ai mori një dëmtim të rëndë në gju. 

Pas ekzaminimeve mjekësore, është konfirmuar se lojtari i Al-Hilal duhet t’i nënshtrohet një operacioni.

Neymar është i shqetësuar dhe e quajti dëmtimin si “më të keqin” në një postim në Instagram, por u zotua se do të rikthehet më i fortë.

“Është një moment shumë i trishtuar, më i keqi. E di që jam i fortë, por këtë herë do të më duhen (familja dhe miqtë) edhe më shumë. Nuk është e lehtë të kalosh dëmtimin dhe operacionin, imagjino ta kalosh të gjithë atë përsëri pas 4 muajsh nga rikuperimi. Kam besim edhe teper…Por forcën e vendos në dorën e zotit që ai të më jap besim.Faleminderit për mesazhet e mbështetjes dhe dashurisë”, ka shkruar sulmuesi brazilian në Instagram.

Neymar do të qëndrojë një periudhë të gjatë jashtë fushës dhe sigurisht që është një goditje e madhe për klubin e tij të ri Al-Hilal dhe kombëtaren e Brazilit. 

Ky ka qenë një vit i vështirë për lojtarin, pasi në fillim të shkurtit, ai iu nënshtrua një operacioni, pasi mori një dëmtim në kyçin e këmbës gjatë një ndeshjeje në Ligue 1 kundër Lille, duke humbur pjesën e mbetur të sezonit me Paris Saint-Germain.