Një 43-vjeçar është arrestuar nga policia e Shkodrës për shkak se qarkullonte me armë zjarri në brez dhe me fishekë në fole gati për qitje.
I arrestuari është E.K 43 vjeç lindur dhe banues në Shkodër. Ai është kapur në rrugën “Isuf Sokoli”, të lagjes “Kongresi i Përmetit”, të qytetit Shkodër nga Forcat e Posaçme “Shqiponjat”.
Gjatë kontrollit fizik, Policia i gjeti këtij 43-vjeçari dhe 29 fishekë të tjerë të vendosur në dy krehra. Arma e zjarrit dhe municioni luftarak u sekuestruan, ndërsa E.K. do të përballet me akuzën për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.





