27 prill 2015 – Një 25-vjeçar u kap nga policia e Tiranës në zonën e ish-Bllokut ndërsa po i afrohej një kazinoje me pistoletë në dorë. Policia dyshon se Riljon Lila, me origjinë nga Burreli e banues në kryeqytet, do të eleminonte fizikisht një person, i cili gjendej brenda lokalit të lojërave të fatit.

 

Policia e ka bllokuar Lilën bashkë me armën, një pistoletë TT.

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”