Transportohet në Tiranë, në Spitalin e Traumës, Elius Thartori, ish-i dënuari për vrasje, që u plagos mbrëmë pas një atentati në Vlorë, teksa po qëndronte në ballkonin e banesës së tij.
Ai ishte i dënuar me 10 vite burg, dënim që nuk e kishte penguar që të bëhej mësues fizkulture në një shkollë 9-vjeçare.
Mësohet se ai është dërguar në Tiranë për shkak të gjendjes shëndetësore që donte ndërhyrje të specializuar.
Bëhet me dije se ai ka treguar se “i plasi celulari në dorë”, çfarë bën të dyshosh se përveç armës, ka pasur edhe lëndë plasëse.
Mësohet gjithashtu se ai ka pasur copa metali në trup, në momentin që është transportuar në spitalin e Vlorës.





