Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora ka publikuar së fundmi disa foto nga fëmijëria.
Në ditëlindjen e vëllai të saj ajo ka sjellë momente kur ishte rreth 10 vjeç, ku shfaqet shumë e lumtur.
Rita është veshur thjesht, por ai që ka rënë në sy është vëllai i saj me plis dhe kostum kombëtar.
“Gëzuar ditëlindjen Don! Eshtë dita jote sot vëlla i vogël! Të dua! Je kaq argëtues dhe i zgjuar dhe i lezetshëm! S’mund ta besoj që je 23! Ende më duket sikur je i vogël!”- shkruan Rita.
Këngëtarja është një ndër këngëtaret më të kërkuara në botë e cila është larguar e vogël nga Kosova duke krijuar një karrierë në Angli.





