Duke nisur nga ky sezon, UEFA ka modifikuar përllogaritjen e pikëzimit të skuadrave përsa i përket renditjes UEFA për klubet. Me rregullin e ri nuk do të ketë më koefiçent kombëtar, pra nuk do të jetë më 20% i pikëve të bëra nga skuadrat e të njëjtit shtet, të cilat i shtoheshin pikëve të secilës skuadër përkatëse të atij shteti.

UEFA ka komunikuar gjatë muajve të kaluar se në të ardhmen do të përcaktohen edhe bonuse për skuadrat që kanë triumfuar në kompeticionet europiane.

Natyrisht, qëllimi i vetëm i klasifikimit të UEFA-s është përcaktimi i vazove në shortet e Champions League dhe Europa League, me përjashtimin e kokave të grupeve në seri të Champions, që aktualisht janë ato që fitojnë kampionatet në shtetet respektive.

E gjithë kjo ndikon mbi të gjitha skuadrat, por tek asnjëra më shumë dhe më keq se te Milan. Kuqezinjtë zhyten thellë fare në klasifikim, duke prekur vendin e 70-të, për të humbur plot 29 pikë.