Sot është nata finale e spektaklit ‘Your face sounds familiar’. 

Një nga anëtaret e reja të jurisë ishte dhe aktorja lozonjare dhe bjondja seksi Olta Gixhari. Prania e saj në këtë juri ka tërhequr vëmendjen me veprimet e saj lozonjare dhe spontane. 

Me sa duket Alketa Vejsiu dhe Vera Grabocka, dy producentet e këtij spektakli kanë vendosur që dhe në sezonin e ardhshëm Olta të jetë pjesë e jurisë.

‘Do të më mungojë kjo bjonde deri në sezonin eardhshëm’- ka shkruar Vejsiu krahas fotos së postuar.

Me anë të këtij postimi ka lënë të kuptojë se bashkëpunimi ka qenë i suksesshëm.