Një person në Kavajë është arrestuar nga policia, pasi i është sekuestruar armë zjarri dhe fishekë.

Policia në një njoftim për mediat sqaron se në pranga ka rënë M.K., të cilit i është zbuluar se mbante armë zjarri.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. K., banues në Kavajë, pasi gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë automatike me fishekë luftarakë”, thuhet në njoftimin e policisë.