“Më pushoi me një mesazh”, Albi Nako largon balerinin e njohur
I ftuar në "Thumb", balerini i njohur Graciano Tagani ka bërë të ditur se prej tre javësh nuk është më pjesë e trupës së baletit të Albi Nakos, në Klan Tv.
Gjatë promos së emisionit të së shtunës, Graciano thotë se është pushuar nga puna me një mesazh dhe nuk e priste këtë pasi me Albin kishte edhe miqësi.
"Nuk jam më, tashmë prej tre javësh. Një njeri i madh si Albi mund të pushojë nga puna vetëm nga WhatsApp-i me një mesazh. Unë Albin nuk e kam pasur vetëm koreograf, e kam pasur mik dhe minimalisht nga një mik e pret që të të japë një sqarim të paktën", është shprehur Graciano në "Thumb".
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Gara për drejtorin e ri të Policisë së Shtetit, ja kur nis faza e intervistimit për 14 kandidatët
Jazxhi: Me Partizanin ndeshje shumë e vështirë por synojmë rezultat pozitiv
Aksident rrugor, përfshihen katër automjete dhe lëndohen disa persona
Greva bllokon aeroportin kryesor të Berlinit





