Të tjera detaje janë zbuluar rreth plagosjes së ish-kreut të PS në Vaun e Dejës, aktualisht delegat i socialistëve, Nikolin Huba, i cili u qëllua në këmbë me dy plumba ditën e sotme në Shkodër,i cili u dërgua menjëherë në spital.

54-vjeçari menjëherë sapo ka dalë nga salla e operacionit është marrë në pyetje, por ka deklaruar se nuk ka asnjë konflikt dhe se nuk e di kush janë autorët apo përse e kanë plagosur.

“Sapo kam dalë nga kafja dy persona me motor me skafandë në kokë janë afruar dhe më kanë qëlluar. Nuk më kanë thënë asnjë fjalë. Unë nuk e di se kush janë, sepse nuk kam asnjë konflikt me askënd. Vetëm qëlluan dhe ikën, nuk kam asnje ide perse me qëlluan”,- ka thënë Huba.

Policia e Shkodrës pistën kryesore ka atë të drogës. Kohët e fundit ka patur disa aksione në zonën e Vau të Dejës, ku janë arrestuar disa persona të ndryshëm.

Pista kryesore e policisë është se kultivuesit kanë dyshuar se Huba mund të ketë dhënë informacion për efektivët, duke i dhënë një mesazh përmes kësaj plagosjeje.