Është ende në pikëpyetje nëse Ralf Rangnick do të marrë drejtimin e Milanit sezonin e ardhshëm. Për momentin mes palëve ka patur vetëm disa diskutime. Por nëse Rangnick ulet në stolin e kuqezinjve, atëherë bashkë me të, te klubi kuqezi do të vinë edhe 3 futbollistë të Leipzig.

Bëhet fjalë për mbrojtësin Upamecano, mesfushorin spanjoll Dani Olmo dhe sulmuesin Timo Werner. Kostoja e tyre do të jetë 130 milionë euro blerje që do të financohen nga shitja e dy yjeve të skuadrës kapitenit Romagnoli dhe portierit Gigio Donnarumma.