Një shtetas shqiptar është arrestuar dhe një tjetër bashkatdhetar i tij ndoqët në gjendje të lirë, pas sekuestrimit të mbi 4 kg kokainë dhe 55 mijë euro cash. Droga ishte gati për t’u hedhur në tregun e paligjshëm të kryeqytetit italian.

Kontrollo nga policia italiane u zhvillua në qytetin e Rovigos pranë banesës së njërit prej dy të dyshuarve, të cilët të dy u bllokuan teksa dilnin nga shtëpia.

Gjatë kontrollit, i arrestuari kishte me vete rreth 260 gramë kokainë. Dhe kështu oficerët vendosën të kontrollonin edhe banesën e tij. Më shumë kokainë me peshë pak më pak se 4 kg u gjet në banesën e shpërndarësit të drogës, tashmë e ndarë dhe e paketuar gati për shitje. Të fshehura brenda njërës prej grilave u zbuluan edhe 55 mijë euro cash.

Shqiptari, banues në shtëpinë e kontrolluar, u arrestua për veprën penale të posedimit të lëndës narkotike për qëllime trafiku. Tani, ai ndodhet në burgun në Rovigo dhe arrestimi është vërtetuar.