Ajo është një ikonë e bukurisë shqiptare dhe duket se vitet nuk ecin për Eli Farën.
Në foton e publikuar së fundmi në Instagram, ajo është më rrëzëllitëse se kurrë. E veshur dhe e stolisur me ngjyrë jeshile smeraldi, këngëtarja duket në formë perfekte.
Ndërkohë Eli bën me dije se është duke xhiruar një videoklip të ri, ku mesa duket do të shfaqet më e bukur se kurrë.
Të shumta kanë qenë edhe komentet pozitive për stilin e ri të këngëtares.