Rexhep Arapi i njohur ndryshe si “Kep Arapi” ka kërkuar zbutje të masës së sigurisë për arsye shëndetësore.
Gjykata e Posaçme pranoi këtë të hënë kërkesën e avokatëve të Rexhep Rapit njohur si Kep Arapi për të caktuar ekspert që të kryejnë ekspertizën mjekësore të tij.
Arapi pretendon se ka probleme shëndetësore që mund t’i rrezikojnë jetën në qeli.
Rexhep Rapi, nipi i tij Algert Rapi, Devi Gjermëni dhe ish-shefi i Krimeve Dedan Gjoni dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin siguruar kushtet dhe mjete materiale për të kryer vrasjen e Xhevdet Plakut njohur si “Akili”.