Komiteti i Ekspertë ka konfirmuar se në Shqipëri nuk ka asnjë fëmijë që të ketë shfaqur probleme me hepatitin misterioz që prek fëmijët dhe shfaq nevojën për transplantim të mëlçisë.
“Që në fillimet kur ka probleme me aparatin tretës që shoqërohet me humbje të lëngjeve duhet të drejktojhen tek mjeku i familjes dhe pastaj tek qëndrat e specializuar apër të dhënë ndihmën e shpejtë. Kemi vënë re të metabolizmit të mëlcisë por të gjitha raste janë shëruar dhe nuk kemi raste komplikacionesh.
Jemi vigjilentë dhe do të zgjerojmë gamën e marrjes së mostrave qoftë për Adeno Virus qoftë edhe markusi por ne e kemi si protokoll të ekzaminimeve. Jemi në mbikëqyrje por nuk kemi asnjë rast tek pacientet që janë hospitalizuar në qendrën tonë”, tha mjekja.
Një formë misterioze e hepatitit duket se ka goditur Britaninë, me dy fëmijë të tjerë që kanë shfaqur nevojën për transplantim të mëlçisë.
Shefat e Agjencisë së Sigurisë Shëndetësore të Mbretërisë së Bashkuar sot u bënë thirrje prindërve që të ‘të jenë vigjilentë’ ndaj shenjave të sëmundjes së mëlçisë, e cila është vërejtur në 12 vende të ndryshme, përfshirë SHBA-në, Irlandën dhe Spanjën.
Deri tani është raportuar për një fëmijë të vdekur.