Në këtë kohë kur pothuajse të gjithë janë izoluar në shtëpitë e tyre për shkak të Koronavirusit, trajneri i Teutës, Edi Martini është bërë nostalgjik.Martini ka postuar një foto të veçantë në profilin e tij zyrtar në “Facebook”, ku është përkrahë legjendës gjirokastrite Sefedin Braho.
Fotoja është e vitit 2000 kur ish-sulmuesi ishte pjesë e Luftëtarit, ndërsa Braho ka qenë shef klubi.
“I thjeshtë, i qetë, i mirë sa më s’ka. Të uroj shëndet e jetë të gjatë kampioni Sefedin Braho.”, shkruan Martini krahas fotos.
Ndërkohë në foton e tij komenton edhe Altin Rrica, i cili ka qenë bashkëlojtar me Martinin te Luftëtari asokohe.Edhe ish-futbollisti i Partizanit Ilir Lame nuk ka nguruar të komplimentojë Brahon.
Ndërkohë që nuk mungojnë edhe komentet e ish-futbollistëve që i përkasin periudhës së Brahos apo dhe më vonë. Ilir Selimi, tepelenasi që ka luajtur deri në Kombëtaren tone, apo dhe një nga bardheblutë e dalluar, Astrit Ramadani.





