Një 78-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në fshatin Bulgarec.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes.

Dyshohet se 78-vjeçari ka shenja dhune në trup, çka ka sjellë vdekjen e tij.

Nga grupi hetimor ka nisur puna për zbardhjen e ngjarjes pasi mund të kemi të bëjmë me një ngjarje kriminale.

Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave.