Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur në Fier, ku disa punonjës të një kompanie që bën pajisje për makina, u dërguan me urgjencë në spital me shenja intoksikimi.
Në një prononcim për mediat, nëndrejtori i Spitalit Rajonal Fier, Erblin Dollaku, ka bërë me dije se gjatë ditës së sotme në urgjencë janë paraqitur 11 paciente me shenja të lehta intoksikimi.
Fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka rrezik për jetën.
Punonjëset janë dërguar në urgjencë me mjetet private të firmës, e cila nuk e ka ndërprerë punën, pavarësisht situatës.