Një prej debateve që u ndez ditën e sotme gjatë Komisionit të Ligjeve, nisi për shkak të ironisë së përdorur nga ministrja Elisa Spiropali.

Kjo e fundit u shpreh se i dëgjon me shumë kërshëri debatet, pasi “i shijon theksi dhe toni i përdorur”.

Kjo fjali nuk u pëlqye nga deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi i cili i kërkoi që të bënte kujdes kur të fliste.

Pjesë nga biseda:

Elisa Spiropali: Unë ju falënderoj ju dhe të gjithë komisionin për kontributin e dhënën në këtë projektligj. E posaçërisht ju që si relatore të projektligjit që në dakordësi me grupin nismëtar arriti në këtë produkt që jo vetëm nuk u lexua këtu, as nuk është lexuar përpara se të vihej në këtë komision. Pavarësisht teatralitetit të shquar të disa deputetëve këtu që unë i dëgjoj me ëndje, sepse më shijon toni dhe theksi.

Oerd Bylykbashi: Zonja ministre bëni kujdes kujdes kur flisni, jemi në Komisionin e Ligjeve.

Elisa Spiropali: Ju të bëni kujdes! Nuk ju drejtova juve njëherë.

Oerd Bylykbashi: Bëni kujdes kur flisni në Komisionin e Ligjeve

Elisa Spiropali: Ishte një kompliment, por së fundi edhe komplimentet nuk i pranoni , jeni shumë të shqetësuar. Për sa i përket çështjeve që ju diskutuat, dua të them që zoti Alibeaj i është referuar një varianti të vjetër të projektligjit dhe po diskutonte në parim. Diskutime të cilat në i kemi ezauruar. Unë e kuptoj ju do ta bëni këtu diskutimin tuaj, do ta bëni dhe në seancë patjetër, e keni këtë të drejtë. Madje flisni sa më shumë se mirë është që qytetarët t’iu dëgjojnë. Për sa i përket ndryshimeve është kontribut i përbashkët këtu.

Enkelejd Alibeaj: Ligji Spiropali apo ligji Bushka ndajeni këtë muhabet?

Elisa Spiropali: Do doja të ishte shumë ligji Spiropali, por ka qenë dhe propozimet e relatores dhe të grupit nismëtar që kanë arritur në këtë produkt për tu miratuar këtu në Komisionin e Ligjeve.