Policia e Durrësit ka arrestuar tre persona, pasi gjatë kontrollit nga efektivët iu janë gjetur armë të ftohta.

Mësohet se në pranga kanë rënë shtetasit me inicialet e mëposhtme:

-Xh. B., 23-vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit në lokalin e tij, iu gjet një përforcues grushti.

-E. P., 36 vjeç, banues në Shkallë, pasi gjatë kontrolleve të shërbimeve në lokalin e tij iu gjetën një shkop bejsbolli dhe një aparat celular me anë të të cilit ky shtetas organizonte baste e lotari sportive;

-S. M., 19 vjeç, banues në Shijak, pasi gjatë një kontrolli fizik në rrugë në Sukth, u kap me thikë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Nga Seksioni për Hetimin e Krimit në DVP Durrës u arrestua në flagrancë për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, shtetasi Xh. B., 23 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit në lokalin e tij, iu gjet një dorezë metalike (përforcues grushti).
……
Nga Seksioni për Hetimin e Krimit në Stacionin Manzë, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Durrës, u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Organizimi i lotarive të palejuara”, shtetasit:

E. P., 36 vjeç, banues në Shkallë, pasi gjatë kontrolleve të shërbimeve në lokalin e tij iu gjetën një shkop bejsbolli dhe një aparat celular me anë të të cilit ky shtetas organizonte baste e lotari sportive;

S. M., 19 vjeç, banues në Shijak, pasi gjatë një kontrolli fizik në rrugë në Sukth, u kap me një send armë të ftohtë (thikë).