Nderkohe qe viti i ri ka shenuar viktimat e para te aksidenteve rrugore, shkaktuar nga shkelja e rregullave te qarkullimit, policia paralajmeron gjithe drejtuesit e mjeteve te bejne kujdes.

Gjate nates policia ka kontrolluar me radar rrugët urbane e interurbane, për të parandaluar aksidentet rrugore qe vijnë si pasoje e shpejtësisë mbi normat e lejuara, veçanërisht ne qendrat e banuara.

“Në segmentin Sauk-Mullet në Tiranë, prej orëve të mbrëmjes së djeshme dhe deri në orën 01.00 të mëngjesit të sotëm është konstatuar një numër i vogël shkelësish mbi normat e lejuara te shpejtësisë, ku janë pezulluar vetëm 4 leje drejtimi për shpejtësi, 138 km/h deri në 155 km/h”– njofton policia.

Ne fund ka edhe nje apel te forte per drejtuesit e mjeteve:

“Mos shpejtoni se në rastin më të mirë do dorëzoni patentën tek Polici rrugor e në rastin më të keq do arrini aksidentin rrugor.

Mbrojeni jetën, jeta është e shtrenjtë, qarkulloni brenda rregullave që të arrini në destinacion shëndoshë e mirë e me patentën në xhep, pasi edhe ajo ju duhet për të mbajtur familjet tuaja.

Sa më pak shkelje aq më shumë siguri jete ka në rrugë”.